Do të sjell muzikë të mirë…

Njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë të cilën shpesh kemi dëgjuar ta quajnë ‘mbretëresha e zhanrit R&B’, Arta Bajrami, ka treguar për lexuesit e gazetës Tribuna se është duke punuar në projekte të reja të cilat shumë shpejt do të jenë në duart e publikut.
“Jam duke punuar në projekte të reja. Nuk do të doja të shpalosja njëherë për njëherë asgjë meqë ende jam në proces të punës. Kur të vijë koha dhe kur të finalizoj punën që kam nisur, do njoftoj publikun tim përmes gazetës Tribuna”, ka thënë Arta duke dashur të pres momentin për të na zbuluar më shumë rreth projekteve të saj.
E për të ditur më shumë, Arta tregoj vetëm se projektet e saj nuk do të jenë në bashkëpunim, pasi që tani ajo është e fokusuar të sjell diçka solo. “Jo njëherë nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim. Po punoj për projektet e mija solo. Më vonë mbase edhe do të mendoj për ndonjë bashkëpunim”…(Tribuna).