ARKATANA

Dje nisi bojkotimi i marketeve, nga ekonomistët dhe OJQ-të konsiderohet i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një iniciativë e nisur në rrjetet sociale për bojkotimin e marketeve në Kosovë, për shkak të çmimeve të larta ditën e parë e pati dje.

Iniciativa për bojkotin e marketeve, ka nisur fillimisht në Kroaci duke vazhduar pastaj edhe pothuajse në të gjitha vendet e rajonit.

Këtë iniciativë të qëlluar dhe të drejtë që po vazhdohet në Kosovë e konsideron edhe ekonomisti Adem Qorrolli duke treguar edhe një mënyrë manipulimi me çmime.

“Ne patëm një shembull shumë të mirë me pjesën e embargos së produkteve nga Serbia, në momentin kur disa produkte që ishin më të shtrenjta, në momentin që erdhi konkurrenca nga Serbia, ata ditën të bëjnë zbritje deri në 2 euro në një product, ka qenë ai i mishit, ku mbërriti çmimi deri në 10 euro”, tha Adem Qorrolli, Ekspert i ekonomisë.

Qorrolli tregon arsyet që çmimet nuk mund të ndryshojnë shpejt.

Uji Dea

Ai deklaroi se “Brenda ditës nuk ulët pagesa e fuqisë punëtore, brenda ditës nuk është arsyeje energjetika, brenda ditës nuk ulën as tatimet e as pjesa e taksave por kjo është thjeshtë një mos ngopje e rritjes së fitimit”.

Ndërkaq, kryetari i OJQ-së “KONSUMATORI” Selatin Kaçaniku shpjegon edhe efektin e bojkotimit.

Selatin Kaçaniku, Kryetari i OJQ-së “KONSUMATORI” tha se Ky organizim “Kosova Bojkoton” përkrahet ose ndiqet me mbi 200.000 mijë qytetarë konsumatorë të republikës së Kosovës, se kalkulohet se çdokush bënë në një familje 4 anëtarëshe atëherë janë afro 800 mijë njerëz që është rezultat impozant.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej 1,6 % krahasuar me vitin 2023.

Në Kroaci, ky bojkotim kishte efekt të jashtëzakonshëm ku shumë zinxhir marketesh ulën çmimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.