Djali i Shukri Bujës e godet me BMW pompën e benzinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Valon Buja, i biri i kryetarit të Komunës së Lipjjanit, Shukri Buja, ka dëmtuar fundjavën e kaluar pompën “Valoni Petrol” në Veternik të Prishtinës, kur e ka goditur me BMW-në e tij të cilën po e voziste me shpëjtësi të madhe.

Dëshmitarët kanë thënë se përpjekja për të hyrë në pompë natën e së shtunës me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë ka rrezikuar jetën e punëtorve dhe të klientëve të pompës, shkruan Koha Ditore.

Këtë rast Policia e ka klasifikuar si dëmtim prone, ndërsa nuk ka pranuar të jap emrin e të dyshuarit dhe as të të dëmtuarve.

Eco Higjiena

“Më datën 04.08.2013 rreth orës 00:40 në Veternik tek një pompë e derivateve ankuesi mashkull, kosovar, shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull, kosovar, shqiptar, duke drejtuar veturën e tipit BMË, ngjyrë të kaltër, nga pakujdesia ka goditur një aparat të pompës me ç’rast e kishte dëmtuar.

Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar me këtë rast arrin rreth 7.000 euro.

Rasti është iniciuar dhe është nën hetime”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës./Indeksonline/