HW

Dixon përmbyll fjalën e tij, akuza Prokurorisë për dembeli e thashetheme, gjyqtarëve iu kërkon të bashkohen për pafajësinë e Veselit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka përmbyllur fjalën e tij në Gjykatën e Hagës, shkruan Gazeta Express.

Dixon ka pasur kritika për disa prej dëshmitarëve të intervistuar nga Prokuroria, duke thënë se deklarimet e të njëjtëve kanë qenë gënjeshtra dhe thashetheme.

Ai ka thënë për njërin prej tyre se s’kishte pranuar që të vinte në Gjykatë për t’u përballur me pyetjet, meqë e ka ditur se do t’i shpërfaqeshin gënjeshtrat e thëna.

Përveç kësaj, për njërin prej dëshmitarëve të Prokurorisë, Dixon ka treguar se i njëjti ka thënë se ka dëgjuar nga një person tjetër se e kishte përmendur Kadri Veselin për një rast specifik, por pa ofruar as edhe një provë të vetme.

UBT

Tutje avokati i Veselit ka akuzuar Prokurorinë e Hagës për dembeli dhe përbuzje të themeleve të Gjykatës Speciale.

“ZPS s’ka treguar asnjë udhërrëfyes, ua ka lënë juve të nderuar gjykatës. Sipas nesh, ky është dembellëk dhe tregon përbuzje të themeleve të kësaj gjykate e cila nuk është krijuar për të dënuar për hir të dënimit”, ka thënë Dixon.

Ai në fund ka thënë se trupi gjykues duhet të përbashkohet për pafajësinë e Kadri Veselit meqë s’ka asnjë provë të ofruar nga Prokuroria.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.