Eko Higjiena

Diva arrin gjysmë milionin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Adelina Ismaili apo diva e skenës shqiptare siç jemi mësuar ta quajmë ka arritur të mbledhë plot 500 mijë fansa në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’. Ndonëse në këtë faqe mund të informohemi rreth koncerteve e shumë të rejave për këngëtaren e njohur, interesimi i fansave dita ditës po rritet, kështu duke arritur shifrën gjysmë milion e duke e bërë faqen e saj njërën prej faqeve me më së shumti miq.

FIDANISHTJA

Ndryshe Adelina ka filluar këtë vit me koncerte të shumta, ku sipas fotove të publikuara në rrjete sociale shihet se intensiteti i masës në koncerte të saj nuk e ka në plan të ulet, që e dëshmon edhe një herë pse Adelina Ismaili e ka marrë epitetin e Divës në skenën tonë.