UBT

Dita e rëndë e presidentes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

E hëna ka qenë njëra nga ditët më të rënda për presidenten Atifete Jahjaga që prej se ajo e ka marrë drejtimin e shtetit. Ajo ka qenë mes dilemës: ta shpallë Ligjin për Amnisti ose ta lërë atë që të dalë në Gazetën Zyrtare pa dekretin e saj.

Dhe, asnjëri variant nuk ka qenë i favorshëm për të. Nëse do ta shpallte ligjin, ajo duhej ta kishte parasysh një shkresë të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet të cilës ishte informuar se nuk duhet ta bënte një gjë të tillë për sa kohë që është duke u shqyrtuar përputhshmëria e këtij ligji me Kushtetutën.

Uji Dea

E nëse do ta zgjidhte variantin e dytë, do t’i zemëronte “miqtë ndërkombëtarë” para të cilëve ka dhënë zotimin se pala kosovare do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit. E Ligji për amnisti është njëri nga to (Tribuna).