Hidromorava

Diskutim Publik me qytetarët e Vitisë për Planifikimin e Buxhetit 2025-2027

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim publik me qytetarët për planifikimin e buxhetit për periudhën 2025-2027, ku ishin prezent zëvendës kryetari Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi.

Ky takim synon të përfshijë qytetarët, asambleistët, këshillat e fshatrave, klubet sportive, shoqatat e grave, shoqërinë civile etj, në procesin e vendimmarrjes dhe të mbledhë propozimet e tyre për investimet dhe projektet që duhet të përfshihen në këtë buxhet trevjeçar.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, zyrtarë të komunës si dhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

U theksua rëndësia e përfshirjes aktive të komunitetit në përcaktimin e prioriteteve buxhetore, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, të arsimit, të shëndetësisë dhe të zhvillimit ekonomik.

Mobi Casa

Drejtoresha e Financave, Melihate Ajeti, theksoi se ky diskutim është një mundësi për të krijuar një dialog të hapur me qytetarët dhe për të marrë sugjerimet e tyre mbi projektet që janë në interes të përgjithshëm.

Gjatë takimit, qytetarët ngritën çështje të ndryshme, përfshirë nevojën për investime në rrugë, instalimin e kolektorëve për ujërat e zeza, rritjen e kapacitetit të ujit, sistemimi i qytetarëve në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, krijimi i hapësirës për hedhjen e materialit ndërtimorë e të tjera.

Ky diskutim është pjesë e një serie takimesh publike, me qëllim për të përfshirë sa më shumë qytetarë dhe për të siguruar një proces buxhetor transparent dhe gjithëpërfshirës.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për të përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve të saj, duke ndërtuar një buxhet që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.