Eko Higjiena

Disa zyrtarë komunal ende punojnë me pajisje teknike të vjetruara

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Udhëheqësi i personelit Shefqet Rexha u njoftua lidhur me problemet që kanë disa zyrtarë me pajisjet teknike të cilat janë shumë të vjetruara

Udhëheqësi i Personelit të Administratës Komunale është takuar me stafin e Drejtorisë së Ekonomisë. Shefqet Rexha, ka takuar stafin udhëheqës të Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit dhe zyrtarët tjerë.

Në takim është biseduar lidhur me problemet e tatimit në pronë. Takimi është bërë për të parë nga afër perfomancen e menaxhmentit dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Ekonomisë , Financave dhe Zhvillimit.

RCCOLA

Udhëheqësi i personelit Rexha është njoftuar lidhur me problemet që kanë disa zyrtarë me pajisjet teknike të cilat janë shumë të vjetruara.

Menaxheri i tatimit në pronë dhe zyrtarët e saj falënderuan udhëheqësin për vizitën dhe përkrahjen e dhënë nga ai./rajonipress/