UBT

Disa persona të ndaluar, gjashtë aktakuza të ngritura është bilanci i fundjavës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në të gjitha këto arrestime dhe ngritje të aktakuzave kanë dominuar veprat penale “Shantazhi”, “Trafikimi me njerëz”, “Vrasje në tentativë”, “Rrezikim i trafikut”, “Kontrabandim i mallrave” dhe “Vjedhje e pyllit”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Mobi Casa

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, njëra kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’” dhe njëra kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.