UBT

Disa fëmijë vitias me anomali në zemër dhe sëmundje të syve do të trajtohen për shërim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Këshillit të Rotary Club Kosova, Ardian Hoxha.

Në këtë takim u diskutua për nevojat e qytetarëve vitias të cilët kanë probleme të ndryshme me shëndetin. Por, e veçantë e këtij takimi ishte çështja e trajtimit të 100 fëmijëve të Kosovës, të cilët kanë anomali në zemër si dhe sëmundje të syve. Në mesin e këtyre fëmijëve që do të trajtohen për shërim, do të jenë edhe disa fëmijë të komunës së Vitisë, numri i të cilëve do të caktohet varësisht prej kapaciteteve të Rotary Club Kosova, të cilët janë donatorë të kësaj iniciative.

Kryetari Haliti u shpreh i gatshëm që të përkrahë këtë iniciativë.
“Ne ju përgëzojmë për këtë iniciativë tejet të nevojshme dhe të rëndësishme për fëmijët vitias, dhe padyshim që do të keni përkrahjen tonë në këtë drejtim”, ka thënë Haliti.

Uji Dea

Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Rotary Club Kosova, Ardian Hoxha, iu ka bërë kërkesë drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merrushe Ahmeti dhe drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, që të bëjnë një listë të fëmijëve të evidentuar me këto anomali, e që kanë nevojë për shërim.

Tema tjera të diskutimit gjatë këtij takimi ishin edhe krijimi i një qendre në Viti, si dhe sigurimi i aparaturës për trajtimin e personave me hemodializë, apo sigurimi i një mjeti transportues që i plotëson kushtet për bartjen e tyre nga Vitia në Gjilan
.
Po ashtu, sigurimi i një mjeti të transportit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sigurimi i pjesës medikale për zjarrfikësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.