Fundamenti

Dikush po rren

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të dhëna kontroverse. Instituti i shëndetit Publik thotë se është vaj, në Doganë thonë se nuk ka të dhëna se është importuar një vaj i tillë.

Është paguar si naftë eurodisel dhe për të tillë e ka blerë Komuna e Prishtinës. Por, Instituti i Shëndetit Publik thotë se është vaj për djegie dhe jo naftë. Nga ana tjetër, kompania “HIB Petrol” këmbëngul se tash shtatë vjet nuk ka importuar vaj të tillë. Ndërkaq dogana e Kosovës nuk ka asnjë të dhënë se gjatë vitit të kaluar është futur në Kosovë vaj i tillë.

Madje zyrtarët doganorë bëjnë më dije se nuk ka as kod doganor për këtë lloj vaji. Madje, ekziston edhe një Udhëzim Administrativ, i cili që nga viti 2007 e ndalon futjen në Kosovë apo përdorimin e këtij vaji për ngrohje – shkruan gazeta ‘Zëri’.

Fundamenti

Çmimi mes vajit të tillë dhe eurodiselit dallon shumë. Vaji për djegie është rreth 40 për qind më i lirë. Nëse merret parasysh sasia që i është shitur Komunës së Prishtinës, atëherë del një dallim në çmim prej 1.5 milionë eurosh.

Dokumentet, deklaratat dhe rezultatet kontroverse të disa institucioneve hapin disa pista të dyshimeve për manipulim të mundshëm me karburantin që përdoret për ngrohjen e shkollave.

Shkollat nisën mësimin pasi instituti doli me deklaratë zyrtare se nuk është naftë por vaj, duke mos i alarmuar as normat më të larta të sulfurit që u gjetën në mostra.