UBT

Dihen rezultatet e kuizit të diturisë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në finalen e kuizit të diturisë janë këta emra , Enis Buca, Bleranda Mustafa, Melita Halimi, Ibadete Arifi, Endrit Shabani.

Më 1 shkurt është realizuar cikli i dytë i garave në Kuizin e Diturisë për nder të 5 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me temën: “Ta njohim historinë kombëtare nga lashtësia deri më sot”.

Nxënësit përfaqësues të 22 shkollave të mesme të ulëta të Komunës së Gjilanit iu nënshtruan testit të përbërë nga pyetje të historisë së popullit shqiptar nga e kaluara deri në ditët e sotme. Ky cikël garues pati si qëllim të nxjerrë pesë nxënësit fitues të së drejtës për të kaluar në ciklin final të kësaj gare.

Sipas Këshillit Organizues, të cilin e përbënin Mr. Naim Musliu, Ilir Sejdiu dhe Arlinda Abdullahu dhe nën vëzhgimin e Jurisë Profesionale të përbërë nga Mr. Fitim Rifati – hulumtues i pavarur në Institutin e Historisë në Prishtinë, Arbenita Vokshi mësimdhënëse dhe studente në studimet master të historisë dhe Rexhep Arifi mësimdhënës i historisë, u konstatua se procesi i testimit kishte mbaruar i rregullt dhe sipas planit paraprak.

FITORJA

Naim Musliu nga Këshilli Organizues u shpreh i kënaqur me horizontin e dijeve të nxënësve për Historinë tonë Kombëtare. Analizuar nga rezultatet e mëposhtme vlerësohet se gara ishte shumë konkurruese dhe nxënësit kanë shprehur nivel të lartë njohurish. Naim Musliu njoftoi se pyetjet e testit janë përpiluar nga autorët e teksteve të Historisë nga klasa e VI deri në të IX: Prof. Dr. Fehmi Rexhepi dhe Prof. Dr. Frashër Demaj.

Ai iu shpreh mirënjohës Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati dhe stafit të tij, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të historisë, nxënësve, autorëve të pyetjeve, jurisë vlerësuese, nikoqirit të “Selami Hallaçi” dhe të gjithë atyre që ndihmuan realizimin e ciklit të dytë garues të këtij kuizi.

Pas përfundimit të procesit të testimit Juria Profesionale kontrolloi dhe vlerësoi punën e nxënësve në bazë të përgjigjeve të tyre dhe shpalli këto rezultate: Enis Buca, Bleranda Mustafa, Melita Halimi, Ibadete Arifi, Endrit Shabani, Florikë Qerimi, Landrina Bunjaku, Erleta Halimi, Blenda Haziri, Fjolla Abdyli, Rilind Isaku, Elvira Gërbavci, Arlinda Halimi, Meriton Xhymshiti, Leonora Bajrami, Dardan Hasani, Erduan Muji, Laureta Musliu, Liranda Rashiti, Endrit Abdyli, Aulona Hafizi, Blondina Hajdini, Jetmira Aliu.

Sipas Naim Musliu nxënësit me numër rendor nga 1 deri në 5 kalojnë në fazën e tretë dhe nw finale të këtij kuizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.