Dielli me flamur shqiptar
Poezi nga Atdhe Geci
Poeti do të shkruaj në fletën e tij të bardhë
tokë dardane ndjema zemrën dhe prushin
Atdheu im, s´është plagë dashurie po plagë
historie, i flisja gurit dhe tokës që po çahej!
Evropa s´ lejoi që të quhemi me emrin Iliri
latinishtja ilire e mesapishtja janë dialekte
të shqipes pellazge, ilire, epirote e dardane.
Dielli me flamur shqiptar nuk nxeh njëjtë
në të gjithë atdheun, jo se jo në Preshevë
fqinjët pushtuan pjesë të mëdha të Ilirisë:
Çamërinë, Krahinën e Mollës së Kuqe, si
dhe emrin e mirëfilltë të vendit tonë, Ilirinë
Me kryqëzim emrash Evropa sajoi Greqinë
Ilirinë e kryqëzuan me emër xhuxh, Albani
e Dardaninë e mohuan me emrin, Kosovë,
dhe me një flamur që kurrë nuk ishte i yni.
Si t´i zëmë besë Evropës dhe interesave të
saj, kur tërë ballkani ishte tokë shqiptare.
Jon s´mund ta naltoj këngën me gënjeshtra
zërin që rend nëpër gjakun tim unë e ndiej
zemërimi i gjakut kërkon ta kaloj ëndrrën,
se dashuria për atdhe, atdheun s´e harron!
Poeti do të shkruaj në fletën e tij të bardhë
të shenjtit diell arbëror i dalin lot për Iliri
i dalin lot për Kosovë dardane dhe Çamëri
i dalin lot për Shkup, Tetovë dhe Gostivar
i dalin lot për Ulqin dhe flamurin shqiptar!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2024