Uji Dea

Dialogu me të shantazhuarit e zbeh Republikën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bisedimet Kosovë-Serbi, me pak efekte për Kosovën. Negociatorët kosovarë tregohen të papërgjegjshëm.

Analistë dhe opozitarë vlerësojnë se kjo po ndodh edhe sot nga kjo garniturë politike e korruptuar dhe e shantazhuar, që po e bën shtetin jofunksional, duke bërë kompromise të dëmshme me palën serbe në disfavor të vendit.

ARKATANA

Rezultatet e fundit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura deri më tani në këtë proces, me shumë lëshime të bëra nga pala kosovare, kritikohen ashpër nga analistë politikë dhe përfaqësues të opozitës. “Zgjidhjet që po jep dialogu i Brukselit po e degjenerojnë Republikën, duke e shndërruar Kosovën në një Bosnjë të dytë. Ky proces po udhëhiqet nga liderë që lëshimet ndaj Serbisë i shohin si monedhën e vetme këmbyese, që ua mundëson mbijetesën politike. Në Bruksel nuk po mbrohet interesi i Kosovës, por interesi personal i duos Thaçi-Mustafa. Ekipet negociatore me përgatitje mediokre janë tregues i heqjes dorë të udhëheqësisë së vendit nga përgjegjësia për ta mbrojtur interesin e vendit”, tha Ylli Hoxha nga lëvizja ‘Vetëvendosje’.

Edhe anëtari i Komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, thotë se në këtë proces negociator dhe rezultatet e tij, pala kosovare e Qeverisë ‘Mustafa’ nuk ka performuar hiç më mirë se ekipet e dështuara negociatore, që kishte dërguar atje në mandatin e kaluar ish-kryeministri Thaçi, madje edhe duke marrë pjesë personalisht në takimet kyçe të vendimmarrjes me koncesione të dëmshme për vendin./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.