“Dhurata” po vjen …
Këngëtari dhe producenti i njohur Blerim Muharremi-Blero, ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në ‘Twitter’, se Produksioni i tij ‘Elephant’ po sjell një dhuratë për fansat e vet.
Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, duket se e ka pasur fjalën për albumin e këngëtares Dhurata Ahmetaj e cila është nën menaxhimin e këngëtarit Muharremi.
“Albumi “Dhurata” Tik tak tik tak …”, kishte shkruar Blero në ‘Twitter’, duke lënë në pritje shumë adhurues të këngëtares të cilët me padurim e presin këtë projekt.
Ndryshe edhe vetë Dhurata ka treguar kohë më parë për Tribuna se është në finalizimin të albumit të saj. Suksese Dhurata!