RCCOLA

Dhunuesit në pranga

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Trembëdhjetë vjet pas lufte, policia e EULEX`it dhe ajo e Kosovës kanë arrestuar dy serbë në dy fshatra të ndryshëm.

Të dy serbët e arrestuar janë mbi moshën 60 vjeçare, përderisa njëri është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Të dy dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe dhunime në prill të vitit 1999.

Express ka arritur t’i sigurojë dy emrat e serbëve të arrestuar. Ai që është arrestuar në fshatin Babimoc quhet Gjorgje Bojkovic, i lindur më 1940.
E pjesëtari i Policisë së Kosovës gjithashtu i arrestuar nga EULEX është Jovica Dejanovic, rreth 60 vjeçar.
Sipas burimeve të gazetës, gjatë kohës së bastisjes në shtëpinë e këtij pjesëtari të policisë, njësitet speciale të EULEX e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar një kallashnikov.

RCCOLA

“Jovica Dejanovic në dy vitet e fundit ka shërbyer si pjesëtar i Policisë së Kosovës në stacionin policor në Vushtrri. Ndaj tij në këto dy vitet sa ka punuar këtu nuk ka pasur asnjë ankesë”, ka rrëfyer një burim i gazetës.

Sipas avokatit të të arrestuarit Gjorgje Bojkovic, klienti i tij është një pensionist dhe se dyshimet me të cilat ai është arrestuar nuk qëndrojnë.
“ Policia e ka arrestuar atë. Në shtëpi mund të shihet rrëmujë e krijuar gjatë bastisjes. Me sa di unë ata kanë konfiskuar një telefon dhe gjësende tjera për të cilat nuk di””, ka thënë Berklaq për Express, përderisa kishte shkuar në shtëpinë e të arrestuarit për konsultim me gruan e Bojkovicit.
“ Ai ka punuar në minierën e Kishnicës dhe nga mosha 55 vjeçare gjendet në pension.
Ai kurrë nuk ka qenë pjesëmarrës i ndonjë lufte, madje posedon disa dokumente të Sllovenisë që ai nuk ka kryer edhe ushtrinë për shkak se ka qenë i paaftë”, thotë avokati.
Ai ka thënë se gjatë kohës së luftës klienti i tij kishte jetuar në Prishtinë.
“ Prej përfundimit të luftës ai është kthyer për të jetuar në shtëpinë e tij këtu në Babi Moc. Këtë shtëpi e ka me dhjetëra vite”, rrëfen ai.
Berklaq ka thënë se Gjorgje Bojkovic ka jetuar vetëm me gruan e tij, përderisa tri vajzat që ka nga martesa janë të martuara dhe nuk jetojnë në Kosovë.
Përderisa ky serb po mbahet në policinë për 48 orë, avokati thotë se do të vizitojë atë dhe pret që gjykata ta liroj atë.
“Jam i bindur se ai do të lirohet për shkak se vepra me të cilën akuzohet nuk qëndron”, tha ai.