KKVITI

Dhomat e dëshmive në polici, totalisht të pasigurta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shtatë dhomat e dëshmive në kuadër të Policisë së Kosovës, përfshirë atë qendrore, të inspektuara nga Inspektorati Policor, kanë probleme të ndryshme, duke filluar nga mungesa e kamerave, dyert e vendosura mbrapsht, lagështia e madhe, mungesa e ngrohjes, mungesa e frigoriferëve etj.

Katër prej tyre nuk kanë pajisje për fikjen e zjarrit. Këto cilësohen si kërcënim për provat shkruan sot “Koha Ditore” .

Mobi Casa

Po u ndez ndonjë shkëndijë zjarri në katër dhoma të dëshmive në Policinë e Kosovës personeli nuk ka mundësi t’i shuajë ato. Asnjëra prej tyre nuk garanton siguri të plotë të ruajtjes së provave.