HW

Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor në QKMF Gjilan ofron shërbime profesionale për pacientët me sëmundje kronike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në kuadër të Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” funksionon Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, një njësi e specializuar që synon përmirësimin e kujdesit dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike për pacientët e komunës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberi, bëri të ditur se kjo dhomë është e dedikuar për pacientët që vuajnë nga diabeti, astma dhe hipertensioni, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme profesionale dhe këshillimore.

“Ftojmë të gjithë pacientët që jetojnë me këto sëmundje të paraqiten çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në 14:00, për të përfituar shërbime profesionale që ndihmojnë në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës”, deklaroi Kamberi.

United Hospital

Në kuadër të kësaj dhome ofrohen këshillime të strukturuara për menaxhimin e diabetit, hipertensionit dhe astmës, si dhe edukim mbi stilin e jetesës së shëndetshme, përfshirë aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e balancuar. Po ashtu, pacientët pajisen me udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe për monitorimin e rregullt të parametrave shëndetësorë.

Sipas drejtuesve të institucionit, në dispozicion janë edhe plane individuale ushqimore të përshtatura sipas kategorisë së sëmundjes, si dhe mbështetje e vazhdueshme për parandalimin e komplikimeve të mundshme.

Hapja dhe funksionalizimi i kësaj dhome konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor në Gjilan, me fokus të veçantë në parandalim, edukim dhe përfshirje aktive të pacientit në menaxhimin e shëndetit të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.