ARKATANA

Dhembja e nyjave shenja e parë se keni mungesë të vitaminës D

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vitamina D është përbërës i rëndësishëm të cilin më së shumti e marrim nëpërmjet rrezeve të diellit, por ka edhe në artikuj të caktuar siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku.

Mungesa e vitaminës D më së shpeshti shfaqet në periudhën e dimrit kur janë më të pakta ditët me diell.

Mungesa e kësaj vitamine mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e gjithë organizmin, sepse funksioni i saj është të forcojë imunitetin, t’i bëjë më të fortë eshtrat, të na mbrojë nga sëmundjet dhe të rregullojë insulinën.

Simptoma e parë e cila tregon mungesën e kësaj vitamine është dhembja e nyjave, kërdhokullave dhe gjunjëve.

Hulumtimet tregojnë që personat të cilët vuajnë nga mungesa e vitaminës D kanë simptoma të ngjashme me artritin, mirëpo është konstatuar që mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporozës.

Mobi Casa

Vitamina D absorbon kalciumin dhe mbron shëndetin e eshtrave.

Gjithashtu ka rëndësi të madhe në ndërtimin e muskujve, kontakteve nervore dhe në luftën kundër përflakjeve në trup.

Krahas dhembjeve të nyjave, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, ato janë: infeksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humori depresiv dhe eshtra të brishta.

Nëse ndieni ndonjë nga këto simptoma, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.Te rasti i mungesës së vitaminës D rekomandohet ndryshimi i ushqimit, konsumimi i artikujve të cilët përmbajnë këtë vitaminë, qëndrimi më i gjatë në diell…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.