Uji Dea

Dështimet dhe sukseset ekomomike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare dhe rritja e GDP-së për 25 për qind, vlerësohet të jenë ndër sukseset më të mëdha të ekonomisë së vendit në gjashtëvjetorin e shtetësisë. Përderisa dështimet llogariten të jenë më të mëdha, duke filluar nga përgjysmimi i rritjes ekonomike, deficiti i lartë tregtar e deri tek ambienti ekonomik që nuk krijon vende të reja të punës. Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se ekonomia e Kosovës në gjashtëvjetorin e shtetësisë nuk është ajo që do të duhej të ishte.

Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku thotë se anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare financiare, në rend të parë Bankë Botërore, FMN dhe Bankë Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, paraqesin arritjet më të mëdha të Kosovës përgjatë këtyre gjashtë viteve.

RCCOLA

Megjithatë sipas tij, ngecjet më të mëdha ndërlidhen me një ambient ekonomik që nuk krijon vende të reja pune, që parandalon bizneset të rriten dhe që largon secilin investitor të huaj për shkak të imazhit dhe aferave të rënduara në vazhdimësi.

“Pra mos aftësia e krijimit të një klime miqësore për sektorin privat dhe iniciativën private paraqet ngecjen më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe”. Për të dalë nga kjo situatë Abdixhiku thotë se duhet të luftohet korrupsioni, informaliteti e krimi i organizuar. “Kosova vazhdon të jetë vendi më i korruptuar në Evropë – duke dërguar kështu sinjale të tmerrshme për secilin të interesuar potencial për vendin tonë, informaliteti e evazioni fiskal në anën tjetër vazhdojnë të shkaktojnë konkurrencë të pabarabartë në mes bizneseve tona duke favorizuar kështu bizneset e lidhura ngushtë me politiken në dëm të bizneseve të rregullta”, ka thënë Abdixhiku…(Tribuna).