FITORJA

Dëshmi e vitit 1991, për armatosjen e popullatës jo shqiptare të Komunës së Gjilanit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Se iniciativa për armatosjen e popullsisë joshqiptare të Komunës së Gjilanit, kishte filluar mjaft herët, flitet edhe në dokumentin zyrtar të përgatitur nga Shoqata e Luftëtareve të LNÇJ-së, të kësaj komune, me nr. 01-18 të datës 29.07.1991, drejtuar organeve kompetente komunale, për shpërndarjen institucionale të armatimit, popullatës serbe e malazeze dhe asaj joshqiptare të komunës thotë historiani Aliriza Selmani.

Sipas historianit të njohur Aliriza Selmani kjo iniciativë e iniciuar nga organet e larta shtetërore, për të filluar armatosjen institucionale të popullatës serbo-malazeze e të tjerë joshqiptare, gjoja për “mbrojtje”, nga shqiptarët, kishte për synim krijimin e një atmosferë pasigurie ndër masat shqiptare dhe njëherit përgatitjen që në momentin e duhur të përdoreshin kundër shqiptarëve të pambrojtur dhe të paarmatosur.

Srba Ristiq – kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të LNÇJ-së në komunën e Gjilanit, në emër të Kryesisë së kësaj shoqate, më 29.07.1991, i drejtohet Këshillit Ekzekutiv dhe organeve kompetente të Komunës së Gjilanit, me kërkesë që, urgjentisht të bëhet armatosja e popullatës serbe, malazeze dhe asaj joshqiptare të komunës. Kjo iniciativë ishte mare siç thuhet, me arsyetimin se pas një analize të situatës politike dhe të sigurisë në komunë e në Kosovë, kryesia e kësaj shoqate erdhi në përfundim se situata është kritike dhe ekziston rreziku i shkallëzimit të konfliktit, andaj për sigurinë e popullatës serbo-malazeze dhe jo shqiptare (bëhet fjalë, për romë-të besuarit, për qëllimet e tyre) dhe mbrojtjen e tyre nga shqiptarët, bien vendimin që t’i drejtohet Këshillit Ekzekutiv dhe organeve kompetente të komunës, me kërkesë për armatimin e tyre, me anën e të cilave do ti kundërviheshin sulmeve të shqiptarëve.

Fundamenti

Më tej në këtë shkresë thuhet, se vendimi për shpërndarjen e armatimit, ishte marrë pas kërkesave të shtruara kësaj kryesie, nga ana e luftëtarëve të LNÇ-së dhe nga ana e qytetarëve serbo-malazez të komunës.

Kopjet e kësaj kërkesë iu dorëzuan:
1. Sekretariatit për Mbrojtje Popullore te Komunës së Gjilanit dhe
2. Këshillit komunal te Sekretariatit te Punëve të Brendshme (SPB-së) në Gjilan.
Siç dihet shpërndarja e armatimit popullatës serbe e malazeze të komunës, i është dërguar me kamionë ushtarakë, shtëpi për shtëpi, si në shtëpitë serbe të qytetit ashtu edhe në fshatra. Këto armë mbase edhe tani ndodhen në ato shtëpi ka thënë Selmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.