Dërguti: Zgjedhjet janë zgjidhje, Specialja e padrejtë

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se zgjedhjet e reja në vend do të prodhonin zgjidhje për të gjitha palët, kurse Gjykatën Speciale e ka cilësuar si të padrejtë për vendin.
“Ne insistojmë në zgjedhje të reja, kjo do të ishte zgjidhja për të gjitha palët. Pavarësisht rezultatit ato do të ishin të mirëseardhura, nuk duhet të paragjykohet rezultati, janë vetë partitë në pushtet që po insistojnë më ngulm të mos shkohet në zgjedhje,” ka thënë Dërguti, njofton Klan Kosova.
Kurse për formimin e Gjykatës Speciale, deputetja e Vetëvendosjes në Zona B të Klan Kosovës dha këtë mendim.
“Si e tillë Gjykata Speciale është krejtësisht e panevojshme, pasi që Gjykatë e tillë ka qenë e Nurnbergut, kjo Gjykatë është e padrejtë për Kosovën, pavarësisht emrave,” tha Dërguti.
Ajo ka shtuar se Opozita është duke u dakorduar për strategjinë e re antiqeveritare, por tashmë sipas saj ata janë në mes të betejës dhe nuk do të ndalen.