Fundamenti

Dërgohet në burg vitiasi, e sulmoi fizikisht ish bashkëshorten, në Gjilan zhduket një kryefamiljar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mobi Casa

Kurse në rrugën “Beteja e Koshares” në Gjilan ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti duke u hetuar nga policia./rajonipress/