Eko Higjiena

Deputeti i LDK-së: S’ka marrëveshje me ata që na etiketojnë si bashkëpunëtorë të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ndaj ftesave të VV-së për bashkëpunim në tejkalimin e ngërçit politik, duke i quajtur ato të pamoralshme dhe fyese, në rrethana kur opozita etiketohet si bashkëpunëtore e Serbisë.

Zemaj tha se retorika e dyfishtë e VV-së dhe kryeministrit në detyrë është pengesë serioze për ndërtimin e një marrëveshjeje politike.

“Duhet të ketë marrëdhënie të mira njerëzore dhe politike, sepse kur e etiketon dikë si tradhtar apo bashkëpunëtor të Serbisë dhe pasdite i kërkon marrëveshje politike, kjo është e pamoralshme dhe fyese. Sidomos për një person që udhëheq ose pretendon të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës,” u shpreh Zemaj.

ARKATANA

Ai shtoi se problemi në procesin e moskonstituimit të Kuvendit nuk qëndron te Albulena Haxhiu, siç pretendohet nga VV-ja, por te qasja politike dhe sjellja e vetë kryeministrit në raport me opozitën.

“Nuk është Albulena Haxhiu problemi, është mënyra e komunikimit dhe veprimit të kryeministrit ndaj opozitës që po e thellon bllokadën,” tha ndër të tjera Zemaj.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të tensionuar politike, ku partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.