UBT

Deputetët “s’i kanë nga 100 euro” për mamografin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë qenë në gjendje të japin nga 100 euro për të blerë aparatin, mamografin, iniciativë kjo e nisur tash një vit nga grupi i grave deputete të Kosovës. Vetëm 17 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kontribuar në blerjen e aparatit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mamografit, dikush me nga 100 euro e dikush edhe me nga 50 euro.

Të tjerët ndonëse marrin të ardhura të mira si deputetë, shumat mujore të cilat kalojnë 1500 euro, nuk kanë dhënë asnjë cent për këtë iniciativë. Kësaj iniciative nuk i ka kontribuar as deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ditë më parë u pa tek nënshkruante pas përfundimit të seancës edhe pse nuk ishte e pranishme, vetëm për të marrë mëditjen.

Edhe pse me pagë të majme prej deputeti, shumica prej të cilëve paguhen edhe për pjesëmarrje nëpër komisione, ende nuk e kanë parë të udhës që nga xhepi i tyre të nxjerrin këtë shumë simbolike, e cila do të shërbente për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë që nuk kanë mundësi të paguajnë privat.

Mobi Casa

“Ne jemi në rrugëtim e sipër të këtij projekti dhe projekti ende nuk ka përfunduar. Në momentin që unë e shoh të arsyeshme unë i jap ato të holla”, thotë deputetja Ganimete Musliu. Ajo shtoi duke thënë se ka kohë që të kontribuohet derisa mamografi të futet në funksion.

“Dhe unë do të jem pjesë e kontributit siç kam qenë deri më tani, qoftë përmes propagandës apo mënyrave të tjera”, ka thënë Musliu…. (“Zëri”)