Deportohet një vajzë nga Shkodra, ushtronte prostitucion në Pejë

Policia e Kosovës ka deportuar në pikën e kalimit kufitar të Morinit një vajzë nga qyteti i Shkodrës. Shtetasja nga Shqipëria është kapur nga policia në Pejë në një lokal ku dyshohej se ushtrohej prostitucion.
Pas marrjes në pyetje vajza nga Shkodra i ka pohuar policisë se ajo ishte trafikuar në Kosovë nga një tjetër shtetase nga qyteti i Shkodrës, pikërisht nga 44-vjeçarja Pranvera C.
Pas deponimit të viktimës së trafikut, Policia e Kosovës ka informuar Policinë e Shqipërisë ku Policia e Qarkut te Shkodrës ka nisur procedimin penal dhe ka bërë shpalljen në kërkim të shtetases Pranvera C., vjeç 44, banuese në Shkodër, pasi akuzohet për trafik me qëllim prostitucioni, shkruan sot koha ditore.
Ndërkohë është shpallur në kërkim tutorja e saj, e cila e kishte shitur vajzën në Pejë për qëllime prostitucioni.