Uji Dea

Departamenti për krime të rënda ngritë aktakuzë kundër Arjetë Ibrahimit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se Arjetë Ibrahimi akuzohet për veprën penale “kontrabandimi me emigrantë”. Ibrahimi sipas aktakuzës kishte siguruar dokumente të rrejshme të udhëtimit përmes pasaportave biometrike të Serbisë duke u marrë njerëzve të holla për t`i dërguar gjoja në Francë e Hungari.

Departamenti për krime të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Arjetë Ibrahimit e lindur në Shkup me vendbanim në Tërrnoc të Madh të Serbisë.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Shaban Spahiu , Ibrahimi dyshohet për veprën penale “kontrabandimi me emigrantë”. Ajo dyshohet se më 14 shtator 2012 me qëllim të fitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare dy personave të dëmtuar u ka siguruar dokumente të rrejshme të udhëtimit përmes pasaportave biometrike të Serbisë.

Uji Dea

Ibrahimi për këtë punë i ka marrë personit të parë E.Emini fillimisht 1000 euro dhe më vonë edhe 1500 të tjera. Pala e dëmtuar me pasaportën biometrike që i kishte siguruar Ibrahimi është dashur të arrij në shtetin e Francës , por duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” kontrollohet nga pjesëtarët e policisë kufitare.

Sipas aktakuzës në rastin e dytë të dëmtuarit M. Selimi nga Gjilani i merr 2000 euro për ta dërguar në Francë, por përmes Hungarisë.

Në hetuesi Arjetë Ibrahimi e ka mohuar veprën penale, madje ka thënë se fare nuk i njeh të dëmtuarit. Ky proces gjyqësor pritet të fillojë së shpejti, ku do të dëshmojnë të dëmtuarit dhe dëshmitarët e rastit./rajonipress/