Dënohet kosovari me 14 vjet burg
Gjykata Penale e kantonit të Neuchâtelit dha të enjten vendimin e saj për vrasjen e kosovarit 30-vjeçar para një klubi të natës. A., një kosovar 24 vjeçar, i cili kishte therur disa herë me thikë tridhjetëvjeçarin më 25 shkurt 2011, u dënua me 14 vjet burg.
Gjykata dënoi edhe tre të rinj të tjerë të qytetit Saint-Croix, të cilët kishin vazhduar të goditnin viktimën. J., një zviceran 21-vjeç i njohur dhe i ngarkuar edhe më parë për vepra kriminale, është dënuar me 5 vjet burg për pjesëmarrje në vrasje.
Ndërsa, siç ishte kërkuar nga prokuroria, të dy të pandehurit e tjerë, dy vëllezërit kosovarë me shtetësi zvicerane, janë dënuar me kusht.(albinfo.ch)