Dënimet e vogla mundësojnë përsëritjen e vjedhjes së votave

/ 1 minutë lexim

Shqiptimi minimal i dënimeve për personat të cilët kanë manipuluar me votat e qytetarëve në zgjedhjet e fundit, hap rrugë që problemet e njëjta të përsëriten edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, vlerësojnë përfaqësues të Demokracisë në Veprim dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Andaj ata kërkojnë dënim me të rreptë të personave të cilët manipulojnë me votat e qytetarëve.

Deri më tani janë akuzuar rreth 1500 persona për keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor, ndërsa janë edhe disa raste në proces.

Mirëpo dënimi i këtyre personave ka qenë shumë minimal duke filluar nga gjashtë muaj burg deri në tërheqje të vërejtjeve për mospërsëritje të veprës.

Uji Dea

Dardan Berisha nga organizata joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’, organizatë e cila merret me monitorimin e procesit zgjedhor në Kosovë, ka thënë për Tribunën se dënimet minimale ndikojnë në përsëritjen e manipulimit të votave.

Ai ka përmendur tre faktorë të cilët do të parandalonin vjedhjen e votave… (Tribuna).