ARKATANA

Demolli: Nuk jam kandidat për kryetar të LDK-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas zgjedhjeve të fundit lokale në LDK janë hapur përsëri debate për një Kuvend zgjedhor. Madje është përmendur edhe emri i Haki Demollit si kandidat “konsensual” për kryetar të LDK-së. Por, Demolli ka mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Demolli ka thënë se “LDK-ja më këtë kryesi dhe më këtë udhëheqje, me këtë frymë të punës së vet do të dalë shumë e fuqishme dhe do të jetë fituese e garës së vitit 2014”.

Ai ka pranuar se në media është përfolur emri i tij, por edhe për emra të tjerë, si kandidat të mundshëm për kryetar të partisë.

United Hospital

“Për mua është me rëndësi që LDK-ja të tejkalojë plasaritjet eventuale që mund të paraqiten në fazat e zhvillimit të partive politike, që të jetë sa më e fortë në zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij viti dhe që LDK-ja do të dalë e para dhe kështu do ta përmbysë këtë koalicion qeverisës që është përcjellë me një varg aferash, me një varg shkeljesh e parregullsish për të cilat ka qenë e përfolur edhe çështja e krimit, korrupsionit dhe forma të tjera kriminale”, ka thënë Demolli për “Botapress”.

Demolli ka besim në udhëheqjen e partisë nga Isa Mustafa, duke thënë se “besoj se LDK-ja në këtë frymë të punës së vet do të dalë shumë e fuqishme dhe do të jetë fituese e garës së vitit 2014. Me këtë kryesi, me këtë udhëheqësi, LDK-ja do të dalë e para”. /Botapress/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.