FIDANISHTJA

Demolli merr përkrahjen e Kroacisë për FSK-në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci për të marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik(ASDA 2017), i cili mbahet në Split.

Ministri Demolli gjatë qëndrimit atje, zhvilloi një takim edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar- Kitaroviq.

FITORJA

Në takimin e përbashkët ministri Demolli dhe presidentja kroate, znj.Grabar –Kitaroviq, biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë.

Ministri Demolli, në kuadër të vizitës së tij, pritet të vazhdojë agjendën e takimeve me personalitete të rëndësishëm të shtetit kroat dhe shteteve tjera pjesëmarrëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.