Hidromorava

Njohja nga Sudani, Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-presidenti dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera.

Uji Dea

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik”.

“Urime Kosovë! E përgëzoj edhe presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/