Uji Dea

Demokracia që po zbehet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova nuk ka turizëm të zhvilluar, dhe as nuk është i njohur si vend për nga numri i madh i turistëve. Por, ka shumë hotele e motele, që gjenden përskaj rrugëve magjistrale që të çojnë në vendbanime të ndryshme të vendit.

Madje, edhe lajmërimet e shenjat se një hotel apo motel është në afërsi, bëjnë garë. Sapo shkëputesh nga rruga e “Veternikut”, për të dalë nga Prishtina dhe për të marrë udhë në ndonjë rajon tjetër të vendit, ndeshesh në tri reklama motelesh jo më larg njëra-tjetrës sesa një metër.

Motelet i sfidojnë vetëm pompat e benzinës që gjithashtu gjenden hap pas hapi, në dy anët e rrugëve, që të çojnë nga një vendbanim te tjetri.

RCCOLA

Në Kosovë ku numri i papunësisë, zyrtarisht llogaritet 50 për qind, bëhen edhe dasmat më të mëdha dhe të kushtueshme.

Këto salla dasmash që restorantet i mbajnë tërë vitin me dekorin e vet dasmor, janë shfrytëzuar e po shfrytëzohen edhe për tubime elektorale, duke u shoqëruar po ashtu, sikurse dasmat, me tingujt e njëjtë të muzikës “tallava”, me tone të larta, me flamuj, mirëpo, në tubime zgjedhore mbizotërojnë flamuj të partive që valojnë në numër më të madh, sidomos në hyrje të qyteteve, dhe shpejt “zbehen” nga posterët e kandidatëve për kryetar të komunave, fotot e të cilëve janë të bëra dhe me fotoshop, e gjenden dhe në vende të ndaluara për fushatë me Ligjin Zgjedhor.(Zëri)