Eko Higjiena

Demokracia e harruar në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dega e Forumit të Gruas së LDK-së në Viti, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ku ka evidentuar shkeljet që janë bërë nga ana e qeverisjes Komunale në Viti.

Për këto vite qytetarëve të Vitisë ju është mohuar e drejta për të qen të barabartë para ligjit, shumë të punësuar sot kanë ngelur pa punë, sepse në mënyrë ta pa ligjshëm janë larguar nga puna , shumë skandale tanimë të njohura për opinionin si p.sh skandali i drejtorëve të Shkollave, të diplomuarit të pa barabartë në konkurse, studentët të pa barabartë në ndarjen e bursave etj… nepotizëm i tepruar në punësim…shpenzimet e luksit enorme ( si telefoni, dreka, derivate etj). Janë këto vetëm disa nga shkeljet dhe keq përdorimet e parasë publike nga ky pushtet thuhet në një komunikatë te Forumit të Gruas së LDK-së në Viti.

KKVITI

FG së LDK-së në Viti duke folur për politika gjinore vlerëson se qeverisja aktuale nuk është duke ju ofruar hapësirë atyre që të gëzojnë pozita vendimmarrëse, përkundër potencialit të tyre dhe obligimit ligjor, ku dihet se ligji mbi barazinë gjinore i obligon të gjitha institucionet publike 40 % punësim në baza gjinore, ndërsa në administratën Komunale kemi vetëm 13 % të punësuar të gjinisë femërore.

Forumi i Gruas së LDK-së në Viti është i pakënaqur skajshmërish me pozitën e Gruas, por mbetet me shpresë se 3 nëntori është dita kur do t`i kthehet dinjiteti shtyllës se shoqërisë së Gruas./rajonipress/