Demiri: Situata pandemike momentalisht është e mirë, por nuk guxojmë të lirohemi tepër

Gjilan – Infektologu Xhevat Demiri thotë se situata me pandeminë – Covidin 19, momentalisht është e mirë, meqë kemi ulje drastike të të infektuarve, e që është meritë e të gjithëve, pa ndonjë emërues të veçantë, sepse mundemi me i hy në hak dikujt, mirëpo assesi nuk guxojmë të lirohemi tepër sepse provimin nuk e kemi dhenë akoma.
Xhevat Demiri një nga mjekët me përvojë të gjatë në Anamoravë në lëminë e infektologjisë thotë për rajonipress se situata pandemike tani më është dukshëm më e mirë, por gjithmonë duhet pasur kujdes. “Në këtë mendoj në vaksinimin e popullsisë. Siç jemi në dijeni vaksinimi nuk është akoma në nivelin e duhur, pra kemi paksa ngecje, andaj na duhet edhe më shumë kujdes. Si infektolog me përvojë dhe që kam qen drejtpërdrejt në mjekimin e Covidit mendoj se me donacione nuk mundemi me ia dal në krye, pra duhet kontraktue sa më shumë vaksina. Andaj unë mendoj se nuk ka vend për panik, por gjithsesi për kujdes po, sepse mos t`i përsërisim kushtet për mbrojtjen e pandemisë që janë përsërit dhe përsëriten gjithnjë. Për fund këshilloi krejt njerëzit që sa më shpejt të vaksinohen, e që është mbrojtja më e sigurt” u shpreh Xhevat Demiri./rajonipress/