FITORJA

Dëme të shumta edhe në Kamenicë, ekipet komunale të gatshme për intervenime në terren

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, si dhe dëmeve të shkaktuara në terren, ekipet e Komunës së Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjenca, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, janë duke punuar intensivisht në secilin lokalitet ku ka nevojë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke treguar se ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren, ai ka lutur qytetarët për bashkëpunim me institucionet komunale.
“Të dashur qytetarë, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa lokalitete, në të cilat jemi duke punuar e intervenuar vazhdimisht.

Ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren dhe të përgatitur për ndërhyrje aty ku ka nevojë. Ju lusim për qetësi dhe bashkëpunim me institucionet, derisa të qetësohet situata.

Mobi Casa

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit dhe të gjithë akterët tjerë, janë gati për veprim! ”, ka thënë Kastrati.

Gjithashtu, gjashtë ekipe të Zjarrfikësve, janë duke intervenuar në bodrumet e shtëpive, aty ku ka nevojë.
Për çdo rast emergjent, lusim qytetarët që të lajmëroheni në këta numra:
045549182,
080011010,

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.