Eko Higjiena

Demarkacioni, ‘xhokeri’ i fundit i Mustafës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Isa Mustafa mund ta çojë mandatin deri në fund vetëm nëse Demarkacioni kalon në Kuvend. Prandaj kjo Marrëveshje nuk po procedohet pa i siguruar votat e nevojshme të deputetëve, shkruan sot, gazeta Zeri.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Isa Mustafa nuk e dinë nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet këtë javë në Kuvend, ndonëse janë të vetëdijshëm se moskalimi i marrëveshjes do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk e di nëse Demarkacioni do të procedohet këtë javë në Kuvend”, ka thënë shkurt për “Zërin” Bajram Gecaj, këshilltar i shefit të Qeverisë.

ARKATANA

Në anën tjetër, zyrtarë të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) kanë deklaruar se nëse edhe kësaj radhe nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, sipas tyre, Grupi Parlamentar i PDK-së është unik sa i përket votimit të kësaj Marrëveshjeje si njëra nga kriteret e BE-së për liberalizim të vizave.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen pas një viti, ndërsa mandati i kësaj Qeverie mund të përfundojë para kohe nëse Demarkacioni nuk kalon edhe kësaj here në Kuvend. Prandaj Demarkacioni vlerësohet si “xhoker” i fundit që shefi i Qeverisë ta çojë mandatin deri në fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.