RCCOLA

Osmani në Pragë: Marrëdhëniet me SHBA-të për popullin dhe shtetin e Kosovës janë ekzistenciale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Osmani e pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së tha se për popullin dhe shtetin e Kosovës marrëdhëniet me SHBA-të janë më të rëndësishmet dhe ekzistenciale.

Ajo tha në kohët më të errëta të Kosovës ishin SHBA-të që udhëhoqën botën demokratike për ta shpëtuar popullin e Kosovës, raporton Telegrafi.

“Ky ishte themeli i marrëdhënieve që kemi ndërtuar në 25 vitet e fundit”, tha Osmani, gjersa shtoi se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së datojnë shumë më herët.

RCCOLA

Ajo tutje shtoi se 97 për qind e qytetarëve të Kosovës i shohin SHBA-të si aleatin kryesor.

Presidentja tha se kohë pas kohe mund të ketë deklarata të mospajtimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve SHBA-së për qasjen, por kurrë në qëllimin përfundimtar.

Ajo tha se SHBA dhe Kosova nuk ka mospajtime në çështjen e sovranitetit, pavarësisë, prosperitetit. /Telegrafi/