FITORJA

“Demarkacioni” mund të jetë beteja politike e fundit e Thaçit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pothuajse në të gjitha betejat politike të Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë një nga aktorët kryesore duke u përballur deri në momentet e fundit me kundërshtarët politikë të tij. Beteja politike më e fundit u zhvillua për postin e presidentit në të cilën Hashim Thaçi arriti të zgjedhet në raundin e tretë President i katërt i Republikës së Kosovës me 71 vota. shkruan Gazeta Express.

Para zgjedhjes në këtë post beteja e vetme e pambyllur e Thaçit ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Prandaj, edhe Hashim Thaçi një ndër deklaratat e para në pozitën e presidentit ishte thirrja për miratimin e çështjes së demarkacionit. Edhe më tej Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht ka kërkuar nga kuvendi dhe spektri politik që të përmbyllin sa më shpejt çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Por gjatë këtyre muajëve vërehet një tërheqje e Thaçit nga skena e politikës dhe mos reagimi i tij ndaj aksionit së Vetëvendosjes është një tregues që Hashim Thaçi po vendos të mos ndërhyjë në aksionet politike të vendit. shkruan Gazeta Express.

Para disa ditësh Lëvizja” Vetëvendosje” u është rikthyer aksioneve simbolike kundër qeverise. Kësaj here është goditur me bojë automjeti në të cilin ndodhej Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Vetëvendosja pas aksionit tha se ky veprim vjen pasi ministri ka urdhëruar ndalimin e hyrjes në Kosovë të disa aktivistëve të saj nga Shqipëria dhe ka kërkuar largimin e disa të tjerëve nga Kosova, urdhra këto që konsiderohen me prapavijë politike, raporton Express

UBT

Pas gjuajtjes me ngjyrë të veturës zyrtare të ministrit Hyseni, Qeveria e Kosovës ka reguar duke e dënuar ashpër këtë akt të kryer nga Lëvizja Vetëvendosje. “Ky akt kriminal, i kryer nga aktivistë të Vetëvendosjes, është sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj” thuhej në komunikatën për media të Qeverisë së Kosovës.

Por ndryshe nga ish-kolegija Atifete Jahjaga që dënonte këto sulme të ngjashme , këtë herë Facebook’u i Hashim Thaçit heshti dhe nuk erdhi asnjë reagim nga zyra e tij. Presidenti vendosi të mos ndërhyjë ndërkohë që pret një bashkim të pozitës dhe opozitës në debatin e 3 gushtit që do të zhvillohet për demarkacionin.

Por mbetet interesant fakti që Partia Demokratike (PD) ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi. Gjithashtu jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin. E këtë javë disa nga kjo parti kanë dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar.

Këto zhvillime dalëngadalë po e tërheqin edhe më shumë jashtë lojës politike liderin karizmatik të Kosovës i cili këtë herë mund edhe ta pranojë tërheqjen përfundimtare nga skena politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.