Hidromorava

​Demaçi: Ndiqeni rrugën e kombit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndiqeni rrugën e kombit e mos veproni në bazë të interesave personale. Luftoni për të mbrojtur atdheun dhe për të fituar lirinë, sepse ende nuk e kemi fituar lirinë e pavarësinë, duhet akoma përpjekje e unitet në veprime. Kështu i ka porositur studentët e Fakultetit Juridik të UP-së, veprimtari çështjes kombëtare Adem Demaçi, gjatë një ligjërate lidhur me rolin e studentëve në shoqëri.

Demaçi tha se, po vijnë kohëra kur do të kërkohen njerëz të vërtetë e me dije të vërtetë.

Andaj ai u bëri thirrje studentëve që mos të mashtrohen nga përfitimet e përkohshme, e me të cilat, siç tha ai, mund ti bëni dëm atdheut.

“Nuk e kemi lirinë e plotë, nuk e kemi pavarësinë e plotë, nuk e kemi sovranitetin e plotë. Mos i dëgjoni ju politikanët çka thonë, ata thonë për të arsyetuar kolltuqet e veta, po jemi në rrugë, në një rrugë që nuk ka kthim, në një rrugë e cila e ka kaluar atë majën e problemeve tona dhe përpjekjeve tona që mos të kthehemi prapa kurrë, do të thotë jemi në rrugën e realizimit të lirisë, të pavarësisë, të sovranitetit, po kërkohen ende përpjekje të pareshtura”, ka thënë Demaçi, transmeton KP.

Mobi Casa

E për vitet e tija të studimeve, Demaçi i cilësoi ato si ndër vitet më të mira e më të vlefshme në jetën e tij.

“Pata fat që e mora rrugën e kombit, rrugën e atdheut, pavarësisht sipas disave që nuk shohin përtej hunde edhe mendojnë që jeta është vetëm kënaqësi, e tjera-tjera, kurse vet nuk sakrifikohen për të mirën e kombit, ata thonë se ato janë vitet e humbura, ato janë vitet më të mira, vitet më të lumtura, vitet më të gëzuara që i kam kaluar sepse e kam ditur që në fund të tunelit është atje rruga e cila na shpie drejtë lirisë sonë”, ka thënë ai.

Demaçi i ftoi studentët që mos të humbin kohë me gjëra të kota, por të zgjedhin programet që i bëjnë të aftë për të kontribuar në atdhe.

Kjo ligjëratë u organizua nga organizata studentore “Qendra për të Rinjtë e Kosovës”, në të cilën morën pjesë studentë të UP-së nga departamente të ndryshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.