Mobi Casa

Demaçi apelon tek liderët e Preshevës: Aman mos dilni në zjedhje…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Shqiptarët e Luginës janë ata që vendosin të dalin apo jo në Zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Por, liderët e juaj nëse dalin në zgjedhje vetëm sa për të qenë argat të Serbisë, sikur deri më tash, më mirë është të mos dalin për të mos e marr në qaftë popullatën shqiptare atje…”. ka deklaruar veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi në një intervistë dhënë sot agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”.

Kanë mbetur edhe 50 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, por kanë mbetur edhe 50 orë kur skadon ultimatumi i shefit të Trupit koordinues për PBM Zoran Stanovic drejtuar liderëve të Luginës së Preshevë për të vendosur për zgjedhjet e 16 marsit, që sipas tij, kur Serbia gjendet përballë anëtarësimit në BE-së, jep premtime e prognoza se Lugina mund t’i fitojë dy deputetë.

Derisa liderët e Luginës janë ende në dilema dhe hamendje të dilet apo të mos dilet në zgjedhje, nuk mungojnë deklarata e reagime të personaliteteve kombëtare e ndërkombëtare përballë këtyre zgjedhjeve në Serbi më 16 mars.

Eco Higjiena

“Aman, mos dilni në zgjedhjet e Serbisë vetëm për pushtet e interesa personale e karrieriste sikur deri më tash”, i është lutur Demaçiliderëve të Preshevës.

“Ata janë që vendosin, të dalin në këto zgjedhje vërtetë për interesa kombëtare apo sikur deri tash për karrige, për interesa personale, për biznese e më pastaj për të vazhduar dhuna mbi shqiptarët e Luginës, për të vazhduar shtypja edhe politika diskriminuese serbe mbi ta sikur këto vitet e fundit”, ka thënë Demaçi i cili mendon se më mirë të mos dalin në mënyrë që të mos i marrin në qaftë popullatën shqiptare atje.