Eko Higjiena

Demaçi: Amerika ta trajtojë Serbinë si shtet gjakatar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi ka thënë se Amerika po gabon rëndë me Serbinë duke e trajtuar atë si një vend evropian. Ndërsa duke folur për dialogun në Bruksel, ka thënë se i dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë.

“E falënderojmë Amerikën për atë që ka bërë për Kosovën, mirëpo Serbia duhet të trajtohet si një shtet gjakatar nga ana e tyre, si një shteti qe i bëri katër luftëra” tha Demaçi, duke shtuar se Serbia duhet të trajtohet si fajtor dhe jo Kosova.

Ai tha se një shtet që nuk merr vesh nga demokracia nuk duhet të trajtohet ashtu siç po e trajton Amerika Serbinë.

“Thua se ne e kemi sulmuar Serbinë dhe jo Serbia Kosovën”, u shpreh ai.

UBT

Demaçi ndër tjerash tha se Evropa po mundohet ta detyrojë Kosovën të bisedojë me Serbinë.

“Një padrejtësi e madhe i është bërë Kosovës lidhur me këto bisedime, se nuk duhet t’ia nisim nga bishti i punës, se ndoshta Serbia do ta njoh Kosovën, por kjo punë duhej të fillonte me njohje dhe pastaj me bisedime”, tha Demaçi duke shtuar se “po më dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë”, transmeton infoGLOBI.

Demaçi foli edhe për deputeten Rada Trajkoviç, duke thënë se “Rada i çon tre gishta dhe thotë Kosova e Metohia, edhe flet gjepura dhe prapë është në Parlament të Kosovës”.

“Evropa po don ta ndihmojë Serbinë, duke na bërë neve padrejtësi”, tha Demaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.