Mobi Casa

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Blerta Deliu-Kodra, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se me seanca të përsëritura Kuvendi e ka humbur arsyen e funksionimit të tij. Ajo tha se askush nuk ua mohon të drejtën për të nominuar kandidatin ose kandidaten për të parin e Kuvendit, por kur mungojnë votat, atëherë duhet bërë përpjekje për të siguruar shumicën parlamentare.

Deputetja Deliu-Kodra, duke krahasuar situatën e tanishme me atë të vitit 2014, tha se partia fituese asokohe ka arritur që të bashkërendojë partneritetin e saj me partitë tjera, për të siguruar shumicën e votave në Kuvend.

“Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partitë tjera, ‘Alternativa’ dhe ‘Lista Guxo, ndonëse nuk i kanë votat për të siguruar votat e mjaftueshme për ta pasur shumicën në Kuvend, nuk kanë vullnet politik për të bërë një lëvizje, qoftë për ndërrimin e kandidates për të parin e Kuvendit, qoftë me propozimet, të cilat i kanë marrë nga një grupim parlamentar për dy emra të rinj për të kaluar në orën demokratike , ose më mirë të them orën kushtetuese të krijimit të qeverisë ”, tha Deliu- Kodra në “InfoPlus”, në RTK.

FIDANISHTJA

Deputetja Deliu-Kodra vuri në dukje se në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën nuk ka votuar në favor të ndonjë kandidati të nominuar nga subjekti që ka dalë fitues në zgjedhjet parlamentare.

Ajo më tej shtoi se po t’i kishte votat për themelimin e qeverisë, do t’i kishte votat edhe për zgjedhjen e të parit të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.