Dekriminalizimin e imponojnë vetëm ndërkombëtarët
Avokati Tomë Gashi mendon se pas formimit të Gjykatës Speciale dhe posaçërisht pas funksionalizimit të kësaj gjykate në Republikën e Kosovës më asgjë nuk do të jetë e njëjtë siç ka qenë para formimit të kësaj gjykate”.
Nëse Bashkësia ndërkombëtare e ka seriozisht dekriminalizimin e skenës politike dhe institucioneve të Kosovës, atëherë duhet ta ushtrojë presion ndaj këtyre kriminelëve të politikës, që të largohen nga politika, sepse falë këtyre mafiozëve të politikës kemi dështuar të kemi një shtet ligjor dhe jemi në këtë gjendje të rëndë e të mjerueshme, e jo të vazhdojnë bashkëpunimin me këta kriminelë dhe të bëjë improvizime duke larguar disa ‘peshq të vegjël’ nga skena politike”, thotë analisti Faik Krasniqi.
Bashkësia ndërkombëtare duhet që politikës kosovare t’ia imponojë edhe çështjen e bërjes së Ligjit për dekriminalizimin, njëjtë siç ka bërë edhe me ligjet për themelimin Gjykatës Speciale. Kjo i bie që politikëbërësit tanë nuk bëjnë asgjë siç duhet dhe në të mirë të popullit, por çdo gjë e bëjnë shkaku i presionit ndërkombëtar.
Në fakt, Ligji për dekriminalizim do të ishte shumë i nevojshëm për Kosovën, veçmas për rrugën e saj drejt anë- tarësimit në BE.
Avokati Tomë Gashi mendon se pas formimit të Gjykatës Speciale dhe posaçërisht pas funksionalizimit të kësaj gjykate në Republikën e Kosovës më asgjë nuk do të jetë e njëjtë siç ka qenë para formimit të kësaj gjykate”. Duke pasur parasysh se EULEX-i haptazi është duke proklamuar se lëndët e krimeve të luftës dhe lëndët e caktuara të profilit të lartë do t’i delegojë te prokurorët dhe gjyqtarët vendorë, ky mund të jetë një sinjal i sigurt se misioneve të huaja, përveç misionit të Gjykatës Speciale, dalëngadalë po u vjen fundi. Përfundimi i mandatit të EULEX-it, siç është paraparë që të ndodhë në qershor të vitit 2016, për Kosovën është lajm i mirë. Jo që ne jemi kundër misionit të huaj të imponimit të sundimit të ligjit, por për shkak se Kosova si shtet i ri sa më parë që t’i marrë kompetencat në të gjitha sferat e funksionimit të shtetit aq më mirë do të jetë për të ardhmen”, thotë ai.
Gashi tutje shton se në të ardhmen duhet vetë të merremi me gjyqësinë, dhe ta bëjnë ligjin shumë të nevojshëm atë, antimafia. “Definitivisht ne duhet që të merremi vetë me problemet tona, duke përfshirë edhe dekriminalizimin e shoqërisë kosovare. Nuk është e nevojshme që Bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion, por është e nevojshme që qeveria ta nxjerrë dhe deputetët e Kuvendit të aprovojnë Ligjin antimafia. Me këtë ligj shoqëria kosovare do të dekrimanalizohet vetvetiu sa u përket krimit të organizuar dhe rasteve të krimeve të nivelit të lartë”, tha avokati Tomë Gashi./kosova sot/


