Fundamenti

Dega e propozon, Mustafa hesht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Isa Mustafa ka kohë deri të hënën e ardhshme të mendojë rreth kërkesës së degëve të LDK-së në Prishtinë, që ai të jetë prapë kandidat i kësaj partie për kryeqytetin edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të hënën t’i dorëzojë në Komisionin Qendror Zgjedhor emrat të gjithë kandidatëve për kryetar komunash në mesin e të cilëve do të jetë edhe emri i kandidatit për Prishtinën.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, e pranon se Degët e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar që Mustafa të jetë kandidatë i kësaj partie për Prishtinën.

Eco Higjiena

Sipas tij, ky disponim i degëve e ka përkrahjen edhe të Kryesisë së partisë. “Është në dorë të Isa Mustafës nëse ai dëshiron të jetë kandidatë për komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.

Rugova ka shtuar se edhe nëse Mustafa zgjidhet kryetar i Prishtinës, kjo nuk do të thotë se ai po heq dorë nga pozita e kryeministrit në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.(Tribuna).