ARKATANA

Defekti i vogël që zgjat me javë: Banorët e qendrës në Gjilan të revoltuar me zvarritjen e punimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një defekt i zakonshëm në rrjetin e ujësjellësit është shndërruar në një problem disajavor për banorët e lagjes Qendër, të cilët po përballen me rrugë të hapura, qasje të bllokuar dhe zvarritje të punimeve nga kompania kontraktuese “Teuta”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të hapur në mes të rrugës dytësore, ndërsa punimet për sanimin e avarisë në gypat e ujit nuk kanë përfunduar tash e më shumë se dhjetë ditë. Sipas banorëve, ndërhyrja ka nisur para dy javësh, por progresi ka qenë i ngadalshëm dhe pa afate të qarta për përmbyllje.

“Ka dy javë që po përballemi me rrugë të bllokuara dhe me vështirësi për të hyrë në shtëpitë tona. Dy ditë me radhë e kemi pasur të pamundur qasjen me vetura, sepse të dy anët e hyrjes ishin të mbyllura”, shprehen banorët e revoltuar.

Sipas tyre, përveç zvarritjes së punimeve, ka munguar edhe komunikimi zyrtar lidhur me kohëzgjatjen dhe dinamikën e realizimit të projektit. Ata pretendojnë se në disa raste janë përballur edhe me sjellje jo korrekte nga ana e punëtorëve në terren.

FIDANISHTJA

Një prej tyre, sipas dëshmitarëve, ka deklaruar se kompania nuk shqetësohet edhe nëse punimet zgjasin disa javë dhe se fotografimi në hapësirë publike nuk lejohet, duke theksuar se bëhet fjalë për kompani private.

Banorët kërkojnë nga kompania “Teuta” që të përfundojë sa më parë punimet dhe të rikthejë normalitetin në lagje, ndërsa paralajmërojnë se në të kundërtën do t’i drejtohen inspektoratit komunal për të kërkuar ndërhyrje institucionale.

Zvarritja e një defekti të zakonshëm teknik, thonë ata, nuk duhet të shndërrohet në barrë për qytetarët, sidomos në një zonë qendrore të qytetit, ku qarkullimi dhe jeta e përditshme varen nga funksionaliteti i infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të ujësjellësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.