ARKATANA

Deda: Ditë e turpit për Kuvendin, ditë kolapsi për Qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se mazhoranca është duke i maltretuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës sot.

“Është ditë e turpit për Kuvendin e Kosovës. Është një turp për këtë legjislaturë. Pozita u mundua të tregojë se ka një shumicë të cilën s’e ka dhe po na maltreton gjithë ditën. Sot është dashur të votohet rezoluta për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës. Këta [pozita] nuk janë në kohezion në mes vete”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

UBT

“Kam dashur sot të hyjë brenda në seancë edhe të mbajë një fjalim në lidhje me gabimin në hapa që ka bërë shumica qeverisëse. Ne e kemi të qartë më shumë se çdo parti tjetër, e kundërshtojmë lojën me kufij që është projekt shumë i rrezikshëm. Mazhoranca ka bërë gabim në hapa dhe po duan ta marrin në qafë gjithë Kosovën. Sot është ditë kolapsi për Qeverinë”.

Sa i përket pjesëmarrjes së deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në nisje të seancës për të bërë kuorumin, Deda ka thënë: “Nuk e di pse është bërë aq lajm kjo pasi edhe vitin e kaluar kur donte të zgjidhej qeveria, Rugova kishte ardh këtu dhe pati bërë numrat 60-60. Ajo që kemi parë sot është se opozita disponon vetëm 57 deputetë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.