GRANDEMALL

Debatohet Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe projektit “Rajonet urëzuese”, sot u mbajt konferencë në të cilën u trajtua Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, kuadri ligjor për mbrojtjen e mjedisit dhe roli i qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij u shpreh se ky projekt është një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit.

“Ky projekt synon përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës për qytetarët tanë në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë kur mjedisi ynë natyrorë është nën presion të vazhdueshëm, dhe është një hap i madh përpara e drejt mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit”, tha Haliti.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat civile, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët diskutuan rreth sfidave dhe mundësive në zbatimin e këtij ligji, në nivel lokal.

FIDANISHTJA

Përndryshe ky projekt implementohet nga komuna e Vitisë në Kosovë, në partneritet me komunën e Gostivarit dhe Iniciativën për Perspektivë Evropiane (IEP) nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa financohet nga BE-ja në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.