Uji Dea

De Niro dhe Stallone “rrahen me grushta”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Të dy kanë qenë protagonistë të filmave klasikë mbi sportin e boksit shumë vite më parë, por Robert De Niro dhe Sylvester Stallone duket se janë ende në gjendje të grushtojnë para kamerave.

69-vjeçari De Niro, ka interpretuar në filmin ‘Raging Bull’, ndërsa 66-vjeçari Stallone në sagën ‘Rocky”, filma me të cilët kanë fituar edhe çmime Oscar. Aktorët veteranë u panë në sheshxhirimin e filmit ‘Grudge Match’ me fytyrë të dëmtuar dhe me këpucë boksi.

Një burim tha për ‘Mirror’: “Do të jetë një film që do të bashkojë Jake Lamotta dhe Rocky Balboa në një ndeshje pas gjithë këtyre viteve. Jam i sigurtë që shumë njerëz do të jenë kuriozë për të parë këto dy role klasike kundër njëri-tjetrit.”

ARKATANA

Gjithsesi, mendohet se filmi do të jetë një komedi. Do të tregohet historia e dy boksierëve veteranë të cilët do të ndeshen sërish me njëri-tjetrin 50 vite pas ndeshjes së tyre të fundit.

Në kastin e filmit do të jetë edhe aktorja Kim Basinger. Filmi ‘Grudge Match’ pritet të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.