Mobi Casa

De Biasi tregon suksesin e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gianni de Biasi beson se përzgjedhja e mirë e lojtarëve ka bërë që Shqipëria të shkruaj histori duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ishte i ftuari special në emisionin ‘House of Football’, i drejtuar nga Paolo Di Canio në kanalin televiziv Fox Sport.

Italiani i kushtoi një rëndësie të veçantë kombëtares shqiptare, e cila shkroi historinë e futbollit shqiptar me kualifikimin për herë të parë në një Kampionatin Evropian

De Biasi rrëfeu për punën e vështirë që ishte gjatë 2 viteve të para në drejtimin e Kombëtare.

“Puna e vërtetë u bë gjatë kësaj periudhe, duke filluar me grumbullimin e lojtarëve që luanin në vende të ndryshme. Sfida jonë ishte krijimi i një grupi. Kur mora drejtimin e skuadrës, disa lojtarë ishin pranë tërheqjes prandaj ekipi duhej rindërtuar. Shqipëria është një vend i veçantë, ku ka shumë dëshirë dhe shumë entuziazëm”.

Më pas De Biasi foli edhe për grupin e lojtarëve të cilët i ftoj dhe për punën që bëri në përzgjedhje, Tramezzani.

UBT

“Kam një grup të mirë lojtarësh, me disa prej tyre që kanë shumë cilësi dhe luajnë në nivele të larta. Nuk mund të përmend emra specifikë. Paolo Tramezzani? Ka bërë një punë fantastike. Ishte shumë i zoti në përzgjedhjen e lojtarëve. Sot duhet të punosh si skuadër për të arritur rezultate të shkëlqyera”.

De Biasi po ashtu tregoj se nuk ishte e vështirë të komunikonte me futbollistët, pasi shumica prej tyre ose flisnin ose kuptonin gjuhën italiane.

“Fati im i mirë është se 60-70% e futbollistëvë flasin italisht, ose të paktën e kuptojnë atë. Fillimisht duhet të “ngacmosh” aspektin emocional dhe më pas atë taktik. Pjesa më e bukur është se lojtarët shqiptarë që nga filimi i projektit më ndiqnin me vëmendje sepse kishin shumë dëshirë për të mësuar. Kjo është diçka unike”.

Krejt në fund, ai foli edhe për shortin, ku tha se e rëndësishme është që në kualifikimet për Kampionat Botërorë do të luajnë kundër Italisë, ndërsa për evropian nuk ka ndonjë preferencë. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.